Agjencia Zhurnal.mk.

Arinjtë në Mavrovë dhe Rostushë ngritën alarmin e institucioneve

Mavrovë, 29 shtator – Pas apeleve që Komuna e Mavrovës dhe Rostusësh i drejtoi Qeverisë për shkak të rritjes së prezencës së arinjve në këtë zonë, të cilët shkaktuan dëme dhe paraqesin rrezik për jetën e banorëve lokal, një grup i vlerësimit të QMK-së të hënën në seancë do të shqyrtojë situatën dhe duhet të vlerësoj nëse janë përmbushur kushtet ligjore për shpallen e gjendjes së krizës, siç kërkoi komuna, transmeton Portalb.mk.

Këtë e tha në konferencën e sotme për media drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellova, i cili tha se kjo është një situatë tërësisht e re për institucionin, sepse deri tani nuk janë përballur me kërkesë të këtillë.

  • Ai theksoi se, në Parkun Nacional “Mavrovë”, por edhe në zona të tjera të territorit të shtetit është vërejtur prezencë e rritur e ariut të kaftë.
Sipas vlerësimeveqë i dha Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, në territorin e parkut nacional ka prej 160 deri në 180 ari, ndërsa sipas normave të caktuara nga persona profesionist, numri i tyre do të duhej të jetë 70.Ndërkaq, të dhënat jozyrtare siç tha Angellov, thonë se në territorin e shtetit ka më shumë se 500 arinjë.“Grupi për vlerësim do të prononcohet të hënën. Nëse konkludojmë se janë përmbushur kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në këtë zonë, të njëjtën do ta propozojmë në komitetin drejtues, ndërsa më pas Qeveria është ajo e cila duhet të vendosë çfarë do të ndodhë më tej. Në punën tonë do të përfshijmë edhe aktivistë në Shoqatës së mbrojtjes së kafshëve. Qëllimi ynë nuk është të vriten këto kafshë. I duam arinjtë, por më shumë i duam njerëzit”, tha Angellov.Ariu i kaftë është i ndaluar për gjueti në shtet dhe është lloj i mbrojtur që nga viti 1996.Angellov theksoi edhe rrezikun nga këto kafshë të egra për jetën dhe shëndetin e njerëzve, të cilët jetojnë në rajonin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushë.“Këto arinjtë të kaftë para së gjithash paraqesin rrezik të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sepse bëhet fjalë për fshatra të banueshme, ku ka fëmijë të vegjël dhe disa shkolla fillore, ku fëmijët shkojnë në shkollë dhe me këtë ecin vetë. Në përgjithësi rrugicat e fshatit janë shumë të ngushta dhe gjatë ndonjë takimi të padëshiruar me ariun, madje ariu edhe të mos ketë qëllim të sulmojë, do të paraqiste rrezik të madh për banorët. Në fshat në disa raste arinjtë kanë hyrë nëpër shtëpi për të kërkuar mjaltë”, tha Angellov.

Related posts

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky