Agjencia Zhurnal.mk.

Arifi pjesmarëse në panelin “Avancimi i Agjendës së grave për paqë dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”

Prespë, 1 korrik – Kryetarja e komunës së Tetovës sot ishte pjesmarëse në panelin “Avancimi i Agjendës së grave për paqë dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”.

 

Aty morën pjesë gjithashtu ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, ministrja e mbrojtjes së RMV-së Radmilla Shekerinska, zv.ministrja e punëve të jashtme, Fatmire Isaku dhe euro deputetja Tanja Fajon.

Në panel është diskutuar rreth problemit të fuqizimit të grave në vendimmarje dh përfaqësimit të drejtë të tyre, përmes avancimit të Agjendës së grave për paqë dhe siguri në Ballkanin perëndimor.

“Sot isha pjesëmarrëse në panelin “Avancimi i Agjendës së Grave për Paqë dhe Siguri në Ballkanin Perëndimor” bashkë me Ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe Znj.Olta Xhaçka, Ministren e mbrojtjes së RMV Znj. Radmila Sekerinska, Zv/ministren e punëve të jashtme në RMV Znj. Fatmire Isaku, si dhe euro-deputeten slovene Znj. Tanja Fajon.

Në panel u diskutua rreth problemit të fuqizimit të grave në vendimmarrje si dhe përfaqësimit të drejtë të tyre, përmes avancimit të Agjendës së Grave për Paqë dhe Siguri në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën time theksova faktin se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, ishte pika kthyese dhe vendimtare në integrimin dhe avancimin ë gruas në proceset kyçe të vendimmarrjes.

Pjesëmarrja e grave është jetike për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme si në botë ashtu edhe në rajon. Edhe pse gratë kanë udhëhequr lëvizjet e paqes dhe kanë nxitur rimëkëmbjen e komunitetit pas konfliktit, ato pothuajse mungojnë plotësisht në negociatat e paqes dhe rindërtimit. Ky përjashtim kufizon mundësinë e tyre për të rimarrë veten, për të fituar drejtësi për abuzimet e të drejtave të njeriut, si dhe për të marrë pjesë në formësimin e ligjeve dhe institucioneve publike të reformuara”, shprehet Arifi.//Zhurnal.mk

Forumi i Dialogut në Resnjë 2021- Konferencë ndërkombëtarePaneli: “Avancimi i Agjendës së Grave për Paqë dhe Siguri në…

Posted by Teuta Arifi on Thursday, July 1, 2021

Related posts

MSH: Këtë fundjavë janë aplikuar 18.292 vaksina

Z.H

KSI rekomandon heqjen e maskave në shkollat e mesme

Z.H

ASH: Në Pollog ndërpriten shtesat e fëmijëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More