Agjencia Zhurnal.mk.

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Shkup, 26 tetor – Kandidatija e BDI-së, për edhe një mandat në krye të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “Programi 200”, ka folur në lidhje me ato që ua kanë ofruar qytetarëve mandatin që tashmë po e përfundon dhe programin që ka për katër vite të tjera.

 

Arifi, tha se ajo dhe partia e saj të gjitha premtimet i kanë bërë në kuadër të punëve që kanë kryer paraprakisht, derisa theksoi se kanë treguar kujdes ndaj qytetarëve, shkruan Alsat.

“Qytetarët kanë bërë shumë projekte të rëndësishme sa i përket Tetovës. Ajo që është e rëndësishmë është se ne thirremi në punën tonë paraprakisht. Kemi premtuar një bulevrad, por kemi përfunduar një tjetër, flasim për një cerdhe të re për fëmijë derisa kemi përfunduar një shkollë, flasim për kontenjerë gjysëm nëntokësorë por paraprakisht kemi arritur të sigurojmë kamionë dhe makineri të re për mbajtjen e mbeturinave. Ajo që dua t’u them qytetarëve të mijë është kujdesi që kemi treguar duke hapur qendrat për vaksinim dhe duke qenë në krizë kemi dalë me këto projekte që flasin për agjendën katërvjecare që vjen”, u shpreh Arifi.

Kandidati i Lëvizjës Besa, për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami tha se Tetuta Arifi ka dështuar për dy mandate që t’i realizojë projektet dhe premtimet e bëra.

Ai në lidhje me këtë, u shpreh i bindur se me të në qeverisje të kësaj komune, do të ndodhë e kundërta dhe se sipas tij, do të ketë fonde të mjaftueshme, shkruan Alsat.

“Sigurisht që për dy mandate Teuta Arifi dështoi që t’i realizojë projektet dhe premtimet e bëra, gjithmonë përderisa ajo nuk do ta tregojë të vërtetën për bulevardin, unë do të jem i detyruar të tregojë se njëri nga bulevardet nuk është hapur në bazë të planit urbanistik. Ne me një konsiludim të buxhetit të Komunës së Tetovës, do të sigurohen mjete shtesë për financimin e projekteve të cilat i ofrojë unë, do të sigurojmë mjete edhe me projekte nga fondet qeveritare dhe donatorët ndërkombëtar. Garantoj se për të gjitha projektet që kam premtuar do të sigurojë fonde të mjaftueshme”, pohoi Kasami. / Alsat.mk

Related posts

Pendarovski-Lauder: Holokausti nuk guxon të harrohet dhe të injorohet

D V

Lajonsi me aksion “Bli dhe dhuro racion – ushqe një familje”

D V

Vërshimet në Hasanbeg nuk ishin mësim për Georgievskin, kanalizimi përsëri nuk u rregullua

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More