Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar Morinën për të mësuar se a është duke biseduar me klubin gjakovar.
Tekniku prishtinas i ka konfirmuar bisedimet me drejtuesit e Vëllaznimit, por ka shtuar se ende nuk ka asgjë zyrtare.
“Po është e vërtetë se jam në kontakte me klubin e Vëllaznimit. Bisedime deri me tani po vazhdojnë ashtu sikur edhe me klube tjera. Puna jonë është e tillë”, ka thënë Morina për Gazetën inFokus.
Arbnor Morina sezonin e kaluar drejtoi skuadrën e Arbërisë dhe në deri në xhirot e fundit luftoi për mbetje në Superligë.