Agjencia Zhurnal.mk.

Arbnor Morina ishte në bisedime me Vëllaznimin, por kjo është arsyeja që marrëveshja ka dështuar mes palëve

Megjithatë, në fund palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke mos e konkretizuar bashkëpunimin.

Në një prononcim për Gazetën Olle, Arbnor Morina ka zbulur arsyen e dështimit të marrëveshjes.

“Kemi biseduar një kohë, por që në fund nuk kemi arritur të gjejmë gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen”.

“Aspekti financiar ka qenë problemi kryesor, megjithatë dua ta falënderojë klubin e Vëllaznimit për interesimin dhe i uroj suksese në vazhdim”, tha Morina për Gazetën Olle.

Tutje trajneri i mirënjohur kosovar ka thënë se kanë lënë derën hapur me drejtuesit kuqezi që në të ardhmen të bashkëpunojnë.

“Për momentin marrëveshje nuk ka, por në të ardhmen mund të ketë pasi kemi respekt reciprok”, përfundoi Morina.

Morina së fundmi ishte pjesë e kuqezinjve të Arbërisë, skuadër me të cilën luftuan deri në fund por nuk arritën ta sigurojnë qëndrimin në Superligën e Kosovës.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kapiteni largohet nga Prishtina pas tetë vitesh, arrin akordin me këtë skuadër

Redaksia

VMRO kërkon përgjegjësi nga Filipçe për rastin me spitalin “Zhan Mitrev”

Xh M

Raporti i 24 orëve të fundit në Maqedoni: 29 viktima, 561 të infektuar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More