Agjencia Zhurnal.mk.

Arben Vitia: Mostra nga Deçani do të dërgohen për analiza më specifike jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se një pjesë e konsideruar e barnave dhe materialeve shpenzuese është dërguar dje në Deçan dhe kjo do të vazhdojë sipas nevojës, njofton Klan Kosova.

 

Gjatë diskutimin në mbledhjen e Qeverisë, Vitia theksoi se janë bërë edhe analiza shtesë në disa pacientë të cilat prapë kanë dalë negative.

“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogë”, tha Vitia.

Ndërkohë, në Deçan, mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma, diarre dhe vjellje, nën dyshimin se janë helmuar nga uji./klankosova

Related posts

Murati: U keqpërdorën 43 milionë euro në shpronësime – Qeveria Haradinaj rriti për 12 milionë euro vlerën për rrugën Prishtinë-Pejë

D V

Kurti pas dënimit të Zoran Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë

D V

Deklarata e Borrellit për aksionin në veri, komentuesit e “gozhdojnë” me komente: Pse duhet të negociohet luftimi i kontrabandës dhe krimit me Serbinë?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More