Agjencia Zhurnal.mk.

Arago heq dorë nga shtetësia ganeze, dëshiron t’i mbrojë ngjyrat e Liberisë

Ish-mbrojtësi i Dritës, Jamal Arago ka hequr dorë nga shtetësia ganeze për ta reprezentuar shtetin e Liberisë në kualifikimet për kampionatin e Botërorit 2022.

Tani lojtari i Sabail FK në Azerbejxhan, në mbrojtje të Liberisë do të rreshtohet me Prince Balden, lojtar që e zëvendësoi atë tek Drita.

28-vjeçari për mediat ganeze ka sqaruar edhe situatën, derisa ka mohuar se ka marrë vendimin për mos-ftesës nga Gana por që prejardhja e tij është nga Liberia.

‘Nuk e kam marrë këtë vendim për shkak se Gana nuk më ka ftuar, besoj ne aftësitë që kam e po ashtu kisha disa arsye personale. Gjyshërit e mi vijnë nga Liberia, andaj mendoj se kjo ishte gjëja e duhur për karrierën time’, tha Arago.

Ndeshja e ardhshme e Liberisë është ajo kundër Nigerisë në rrethin e dytë kualifikues të Botërorit 2022.

Arago të skuadra Sabil FK është transferuar nga Drita, derisa me parë ka luajtur edhe për Gjilanin e Prishtinën.

Related posts

Nikollaj Sabev: Punojmë në mundësitë për vendosje të aviolinjës Sofje-Shkup

D V

Berlin mbetet e përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriu në BE

D V

Ganiu takon Baftiun, diskutohet mundësia për hapjen e një sporteli për punë sociale në Çair

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More