Agjencia Zhurnal.mk.

Arabia Saudite: Nuk do të përgjigjemi për çmimet e larta të naftës pas sulmeve të huthëve mbi prodhimtarinë

Arabia Saudite “nuk do të bart asnjë përgjegjësi në dërgesën e naftës në tregun global” pasi sulmet e kryengritësve jemenë huthët, të mbështetur nga Irani, e goditën prodhimtarinë, thuhet në kumtesën që sot e transmetoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve.Në kumtesë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar se “bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë përgjegjësi për ruajtjen e rezervave të energjisë”, me qëllim që t’i “kundërvihet huthëve”.Kryengritësit jemenas huthët kryen një nga sulmet më intensive me fluturake pa pilot dhe raketa në objektet kryesore energjetike të Arabisë Saudite dje, duke i vënë zjarrin një objekti dhe duke pezulluar përkohësisht prodhimin e naftës në një tjetër.

Nuk pati viktima në sulm, por vendi i një prej kompanive më të mëdha të energjisë në botë u godit dhe automjetet civile dhe shtëpitë u dëmtuan, kumtoi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen.Çmimi i naftës së papërpunuar “brent” sot është 112 dollarë për një barel.

Related posts

Irani kërcënoi me sulm, Netanyahu mbledh zyrtarët e lartë

Xh M

Breshëri raketash lëshohen nga Libani jugor drejt Izraelit verior

Xh M

“Irani do sulmojë Izraelin”/ SHBA: Kërcënimi është real

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy