Agjencia Zhurnal.mk.

Arabia Saudite ndau 2,5 miliardë dollarë për Nismën e gjelbër

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman sot deklaroi se mbretëria saudite do të marrë pjesë me 2,4 miliardë dollarë në Nismën e gjelbër të Lindjes së Afërt gjatë 10 viteve të ardhshme dhe shtoi se vendi i tij do të jetë selia e organizatës.

 

Nisma e gjelbër e Lindjes së Afërt ishte lansuar vitin e kaluar nga samiti i princit të kurorës si pjesë e përpjekjeve rajonale për uljen e emetimit të karbonit në rajon.

Arabia Saudite vitin e kaluar njoftoi se ka për qëllim që të marrë pjesë me 15 për qind në fondin rajonal prej 10,4 miliardë dollarë të nevojshme për projekte për energji të pastër.

Princi bin Salman, gjithashtu, tha se fondi mbretëror saudit për investime publike do të angazhohet që të emetojë zero emetime të CO2 deri në vitin 2050.

Nisma e gjelbër e Lindjes së Afërt ka për qëllim që t’i ulë emetimet e karbonit nga prodhimtaria rajonale për më shumë se 60 për qind dhe planifikon të mbjellë 50 miliardë dru përgjatë Lindjes së Afërt dhe të ripërtërijë afro 200 milionë hektarë tokë degraduese.

Kjo nismë saudite duhet të ndihmojë që të ulet niveli global i dioksid karbonit për 2,5 për qind.

Related posts

SHBA i bën thirrje Kinës të rrisë presionin ndaj Mianmarit

Xh M

E përditshmja gjermane punëson gazetaren ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë – duke penguar transmetimin live në televizionin e Kremlinit

D V

Shërbimi Sekret i Kievit pretendon se njësia ruse që kreu krimet në Bucha, po rikthehet në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More