Agjencia Zhurnal.mk.

Arabia Saudite mbron vendimin për uljen e zërit të altoparlantëve në xhami

Autoritetet në Arabinë Saudite e mbrojtën vendimin e tyre për të ulur zërin e altoparlantëve në xhami.

 

Ministria e Çështjeve Islame njoftoi javën e kaluar se të gjithë altoparlantët duhet të lëshojnë vetëm një të tretën e zërit të tyre.

Ministri Abdullatif al-Sheikh tha se masa është marrë në përgjigje të ankesave të publikut.

Por, ajo shkaktoi reagim të ashpër në media sociale dhe thirrje të disave që të ndalohet muzika e lartë në restorante dhe kafene.

Duke folur në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror, Sheikh tha se ata që duan të falen, nuk kanë nevojë të presin ezanin e imamit.

Ai tha se njerëzit që e kritikojnë vendimin, janë “armiq të mbretërisë” dhe “duan të trazojnë opinionin publik”.

Kufizimet vijnë në kohën kur princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, po vazhdon përpjekjet për ta bërë këtë vend më liberal dhe për të zvogëluar rolin që luan feja në jetën publike.

Grave saudite, për shembull, u është lejuar të vozisin makinën.

Related posts

Pavarësisht që në Brazil humbën jetën 600 mijë qytetarë nga COVID-19, presidenti i këtij thotë se nuk do të vaksinohet: Nuk ka kuptim ta bëjë

D V

Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha në dekada

Lea Muslija

Ukraina planifikon ta riparojë aeroplanin më të madh në botë, duhen investuar miliarda dollarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More