Agjencia Zhurnal.mk.

Aprovohen tarifat e ujit për periudhën 2022-2024

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka aprovuar tarifat për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit, për periudhën 2022-2024.

 

Nga ARRU thonë se tarifat për ujë dhe ujëra të ndotura të aprovuara përmes këtij procesi tarifor reflektojnë koston reale të prodhimit të ujit të pijshëm, shkarkimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura dhe se tarifat janë mbajtur të pandryshueshme.

Tarifat fikse të ujit në KRU “Prishtina” nuk kanë pasur ndryshime. Ndryshime ka vetëm tek disa kategori. Tani tarifa e ujit për kategoritë e konsumatorëve shtëpiak është rritur për një cent. Tarifa vulometrike për shërbimet e ujësjellësit nga 43 cent është bërë 44 cent për metër kub, ndërsa tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura kanë ndryshuar nga 0.05 sa ishte në 0.06, pra dhe këtu ka pasur rritje për një cent në metër kub.

Tek kategoritë jo-shtëpiake(komerciale dhe institucionale), tarifa vulometrike për shërbimet e ujësjellësit ishte 0.69 për metër kub, ndërsa tani me tarifa të reja është 0.67, që i bie se ka pasur ulje në dy cent. Ndërsa, tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura nga 0.11 sa ishte, tani është bërë 0.13 cent për metër kub. Pra, këtu ka pasur rritje të çmimit për dy cent.

Tarifa fikse mbetet edhe tek KRU “Hidroregjioni-Jugor” Prizreni. Tarifa vulometrike për shërbimet e ujësjellësit për kategorinë e konsumatorëve shtëpiak ka mbetur po e njëjta, pra 0.38 cent për metër kub. E njëjta tarifë ka mbetur edhe tarifën vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura 0.14.

Kurse sa i përket kategorisë jo-shtëpia(komercial dhe institucional) ndryshime ka vetëm tek tarifat vulometrike për shërbimet e ujësjellësit. Nga 0.67 cent për metër kub, tani është 0.57 cent për metër kub, pra ka pasur ulje. Ndërsa, tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura për kategori mbetet e njëjta.

Tarifa fikse dhe tarifat vulometrike për aktivitet themelore të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura për KRU “Gjakovën” ka pasur disa ndryshime. Tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit për kategorinë e konsumatorëve shtëpiak është 0.37 e që vazhdon të jetë po e njëjta. Ndërsa tarifa volumetrike për shërbimet e ujërave të ndotura për këtë kategori ka pësuar ndryshime. Nga 0.07 cent për metër kub, në 0.14 cent për metër kub.

E për kategorinë jo-shtëpiak (komercial dhe institucional)tarifa vulometrike nga 0.67 sa ishte tani është 0.56 cent. Ndërsa tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura nga 0.16 në 0.30 cent për metër kub.

Ndërkohë që nga ARRU thonë se tarifat për ujë dhe ujëra të ndotura të aprovuara përmes këtij procesi tarifor reflektojnë koston reale të prodhimit të ujit të pijshëm, shkarkimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura dhe se tarifat janë mbajtur të pandryshueshme.

Tutje nga ARRU thonë se “Tarifat për ujë dhe ujëra të ndotura të aprovuara përmes këtij procesi tarifor reflektojnë koston reale të prodhimit të ujit të pijshëm, shkarkimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura.

Tarifat janë mbajtur të pandryshueshme, përveç rasteve kur ka pasur kosto shtesë për shkak të futjes në operim të impianteve të përpunimit të ujit të pijshëm, impianteve të përpunimit të ujërave të ndotur apo ngritje të kostos së ujit me shumicë.

Tarifat e reja të aprovuara do të aplikohen nga data 1 janar 2022, me mundësi rishikimi eventual të këtyre tarifave për të reflektuar ngritjen e kostos së energjisë, kemikaleve dhe lëvizjet tjera inflatore në vend. 

Related posts

Lul Raka sqaron edhe një herë deklaratën e tij për COVID-19 dhe antibiotikët

D V

Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

D V

Haradinaj: Vendimi i GJND-së, ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetformimit tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More