Agjencia Zhurnal.mk.

Apple po ndërton një seli të re rajonale në Los Angeles, “për t’u bërë një lojtar i madh i Hollywood-it”

Apple do të ndërtojë një seli të re rajonale në kufirin e Culver City dhe Los Angeles, tha kompania të premten, duke sinjalizuar investimin e vazhdueshëm të kompanisë për t’u bërë një lojtar i madh i Hollywood-it.

 

Selia do të përfshijë dy ndërtesa zyre dhe do të strehojë ekipe që punojnë në Apple TV+, Apple Music, inxhinieri dhe inteligjencë artificiale, tha Apple, përcjell Telegrafi.

Selia e re e Apple është një shenjë se kompania do të vazhdojë të investojë në krijimin e përmbajtjes për Apple TV+, shërbimi i saj i transmetimit, i cili filloi në vitin 2019.

Gjithashtu tregon se Apple do të vazhdojë punësimin dhe zgjerimin në Hollywood.

Megjithatë Apple ende nuk ka zbuluar numrat e abonuesve për Apple TV+, thuhet se ka shumë më pak orë përmbajtje sesa rivalët si Netflix ose Disney+. 

Related posts

Instagram po përgatit opsionin “Exclusive Story”

D V

Apple do të vonojë Touch ID nën ekran dhe iPhonen e palosshëm edhe më shumë

D V

Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri të lajmeve eSports

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More