Agjencia Zhurnal.mk.

Apple konfirmon se dërgesat e iPhone do të vonohen për shkak të kufizimeve për COVID-19 në Kinë

Të dielën, në ueb-faqen e tyre, Apple lëshoi një deklaratë zyrtare në lidhje me kufizimet e vazhdueshme për COVID-19 që po bëhen në Zhengzhou, Kinë – vendi i fabrikës kryesore të Foxconn për montimin e serisë iPhone 14 Pro.

 

Kjo deklaratë, konfirmon se linja e montimit momentalisht po funksionon me kapacitet të reduktuar ndjeshëm, e që do të thotë se do të ketë dërgesa më të pakta, dhe se do të ketë kohë më të gjatë të pritjes për klientët që kanë bërë porositë e tyre, raporton GSM Arena.

Apple confirms shipment delays for iPhone 14 Pro and Pro Max

Deklarata e lëshuar nga Apple përmend vetëm dy iPhone-të e modelit Pro si të prekur nga ky problem, dhe se nuk specifikon se sa është zvogëluar kapaciteti i prodhimit për modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus.

Kjo shënon herën e parë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë COVID-19 që Apple ka lëshuar një deklaratë zyrtare për shtyp në lidhje me kapacitetet e prodhimit të iPhone.

Related posts

Fshijini nëse i keni, raundi i ri i aplikacioneve të dëmshme u hoqën nga Play Store përsëri

Xh M

Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

Lea Muslija

Kështu mund të duket Samsung Galaxy S22

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More