Agjencia Zhurnal.mk.

Aplikohen 1.540.027 doza vaksinash, të rivaksinuar 44 për qind e qytetarëve të rritur

Shkup, 8 tetor – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.798 doza vaksinash, nga të cilat 745 si dozë e parë, 1.999 u rivaksinuan, ndërsa 54 qytetarë e morën dozën e tretë të vaksinës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Deri më 7 tetor, gjithsej 793.987 qytetarë u vaksinuan, 745.415 u rivaksinuan ndërsa 625 qytetarë e morën dozën e tretë. Të rivaksinuar janë 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç, ndërsa 33 për qind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Mbulimi me vaksinimin me një dozë të popullatës së rritur është 47, ndërsa me dy doza 44 për qind. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullsisë në vend është vaksinuar, ndërsa 35 për qind kanë marrë dy doza vaksine. 

Related posts

Trupat e viktimave nga tragjedia në Tetovë u dorëzohen familjarëve

N E

5 të shëruar dhe 18 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

Çair: Nesër përkujtohe gjenocidi i Srebrenicës, sot boshnjaket organizuan aktivitete

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More