Agjencia Zhurnal.mk.

Aplikantët për platformën ‘Gati për Shqipërinë’, Rama: Gati aplikacioni për të ndjekur online ecurinë e procesit

Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin 18 të nismës ‘Gati për Shqipërinë’ ku janë prezantuar të tjerë aplikantë të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se është bërë gati një aplikacion në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin online ecurinë e procesit.

 

Ndër të tjera Rama u bëri me dije aplikantëve se pas këtij prezantimi ata do të ndahen sipas fushave përkatëse dhe më pas do të kontaktohen për të zhvilluar një takim me ministrat ose titullarët përgjegjës për të diskutuar dhe më në detaje në lidhje me ecurinë e procesit.

“Sot kemi sesionin e 18- të të dëgjesave të aplikantëve të përzgjedhur. Ky komunikim i sotëm është i pari, vlen për të bërë një prezantim paraprak, më pas do bëhet ndarja juaj sipas fushave dhe në një moment të dytë do merrni një e-mail me datën dhe orën kur të takoni ministrin, ministren, titullarin përkatës sipas fushës për të bërë një komunikim më të detajuar. Është bërë gati dhe një aplikacion për të pasur mundësi që të ndiqni ecurinë e procesit”, tha Rama.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.

Related posts

Kushtetuesja e futi në shqyrtim, ekspertët: Kuorumi dhe dëgjimi i Metës me dyer të hapura

N E

Kryeministri Rama nga shkolla e kopshti “Perlat” në Durrës: Ka rilindur pas tërmetit, s’ka dallim nga godinat e komunave Europiane

D V

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More