Agjencia Zhurnal.mk.

Apel i 34 organizatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komitetin e UNESKO-s

Ohër, 22 korrik – Shoqata ekologjike e qytetarëve “Front 21/42” i shtroi letër Komitetit për trashëgimi botërore, të mbështetur prej 18 organizatave të Maqedonisë dhe 15 të Shqipërisë, me apel për regjistrimin e rajonit të Ohrit në Listën e trashëgimive botërore në rrezik.

 

Tridhjetë e katër organizata shprehin shqetësimin për gjendjen në rajonin e Ohrit, i cili, siç thonë, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por arsyet më të zakonshme për vlera të shkatërruara dhe shpalljen e trashëgimeve botërore në rrezik janë rezultat i drejtpërdrejtë i menaxhimit me trashëgimi nga autoritetet lokale dhe qendrore të të dyja shteteve.

“Për fat të keq, alarmi në vitin 2019 nuk i zgjoi qeveritë tona dhe kohën shtesë të cilën e morën nga Komiteti për Trashëgimi Botërore për t’i zbatuar rekomandimet dhe masat e domosdoshme për mbrojtje e shfrytëzuan për plane të reja për urbanizim, përfitime për ndërtimet e paligjshme të maskuara me disa realizime simbolike në konstruksione të përhershme, vazhdimin e menaxhimit joefikas dhe mbrojtjen ligjore joefikase, shkeljen e ligjeve ekzistuese, hapat drejt realizimit të planeve për Korridorin 8 pa kurrfarë analize në rrugët alternative, vendime të zbrazëta dhe të pastra formale të cilat gjoja i zbatojnë rekomandimet ndërsa në realitet mundësojnë vazhdimin e shkatërrimit dhe të tjera”, thuhet midis tjerash në apelin deri tek Komiteti.

Ajo që veçanërisht i brengos nënshkruesit e letrës është vazhdimi i proceseve për urbanizim madje edhe pas paralajmërimit shumë serioz të Misionit nga janari 2020 se “modifikimet vijuese dhe të planifikuara në mënyrë të përshpejtuar e udhëheqin tashmë gjendjen e cenueshme deri në pikën kur nuk ka kthim”.

“Të gjitha planet urbanistike të iniciuara pas misionit në vitin 2020 dhe të gjitha të pazbatuara, ndërsa aktivitete të domosdoshme (si vlerësim i ndikimit mbi mjedisin jetësor të ndërtimeve të paligjshme dhe shembjen e objekteve me ndikim negativ) pa më dyshje dëshmojnë se autoritetet tona lokale dhe qendrore vazhdojnë nëpër rrugën e njëjtë e cila çoi drejt trashëgimisë botërore në gjendjen aktuale të keqe, tërësisht të vetëdijshëm se kjo është rruga e cila çon drejt humbjes së mundshme të pakthyeshme të pasurisë së paçmueshme e cila i takon mbarë botës dhe të gjitha gjeneratave të ardhshme”, është qëndrimi i Front 21/42.

Related posts

Spasovski: Do të veprojmë në mënyrë efikase sipas rezultateve nga hetimi

Z H

Në Tabanoc për hyrje në vend pritet deri në 40 minuta

Z H

Maqedoni: Lehtësim të masave për organizimet në ambiente të mbyllura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More