Agjencia Zhurnal.mk.

“Apasiv po ushqen elektoratin me nacionalizëm”

Shkup, 21 korrik – “E majta” vazhdon ta bllokojë ligjin për shtetësi, duke vlerësuar se është i panevojshëm. Kryetarit të kësaj partie Dimitar Apasiv, i pengon që Ligji nuk e parashikon njohjen e gjuhës maqedonase si kusht për marrjen e shtetësisë. Madje ai thotë se ligji është paraparë që disa kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë, dhe mendon se Apasiev me këtë ligj Zaev po i vardiset partive shqiptare.

“Nuk ka asnjë nevojë legjislative nga ai ligj, ai është vetëm shpëtim i qeverisë Zaev, në rast se BESA do të largohet, në këtë formë ai po i blen 12 deputetët e ASH-AAA, në rast se votohet mosbesim i qeverisë. Qoftë nëse ndodh para ose pas zgjedhjeve lokale, varet nga rezultati, ka gjasa të votohet mosbesim”, tha Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Deputeti Skender Rexhepi nga opozitarja ASh-AAA duke iu kundërpërgjigjur Apasievit, tha se një partie të vogël si E majta e cila as që e ka lexuar ligjin, nuk po i shkon për dore ta ushqejë veten dhe elektoratin e vogël që e ka me nacionalizëm.

Përndryshe ligji për shtetësi nesër do të jetë përpara deputetëve në Kuvend. Mbi këtë çështje është deklaruar edhe Kryeministri Zoran Zaev, i cili shpjegoi se ligji i ri lehtëson procedurën për marrjen e shtetësisë.

Related posts

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky