Agjencia Zhurnal.mk.

AP: Afganët e shijojnë Shqipërinë, por sytë i kanë drejt Kanadasë

Një mësues afgan e quan Shipërinë një “parajsë”, derisa një ish-zyrtar i qeverisë afgane nuk mjaftohet me “lirinë” që ekziston në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor ku ata u evakuuan pasi talebanët morën kontrollin në vendin e tyre, shkruan AP News.

 

Të tjerët janë më të zhytur në mendime. Një grua afgane që kujdesej për vajza jetime dënon fundin e projektit të saj dhe fatin e ish-studentëve dhe grave që gjenden nën kontrollin e talebanëve, derisa një biznesmeni i mungon kompania në vendin e tij.

Të gjithë ata janë në harresë, duke pritur për një vizë drejt Shteteve të Bashkuara në resortin turistik Kolaveri në plazhin e Golemit, 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Dhe të gjithë ndajnë një ëndërr të përbashkët: të shkojnë nga SHBA-ja për në Kanada, ku ata shpresojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Resorti strehon 571 të evakuuar afganë të nxjerrë nga vendi i tyre “i frikshëm dhe kaotik”, siç e përshkroi Afganistanin, Fareidoon Hakimi, i cili është bërë udhëheqës i komunitetit.

Një grop prej 125 afganësh, përfshirë gjykatës, çiklistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, anëtarë të familjeve të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit dhe shkencëtarë zbarkuan në Shqipëri më 13 tetor, të ndihmuar nga IsrAID, një organizatë izraelite e ndihmës.

Shqipëria ka strehuar deri në 2,000 të evakuuar afganë, të gjithë të vendosur në hotele dhe resorte. Ata supozohet të qëndrojnë atje për një vit apo më shumë derisa autoritetet amerikane të përfundojnë përpunimin e vizave të tyre speciale të imigracionit. 

Related posts

“Avioni privat i Ramës”/ Basha nxjerr shifra: Shpenzon 15 mijë dollarë vetëm në një orë. Vettingu mund të ndryshojë situatën!

adijanzh

Meta kundër nismës që sipas tij pritet të rrisë më tej çmimet e karburanteve në Shqipëri

D V

Krejt çfarë dimë për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe situatën atje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More