Agjencia Zhurnal.mk.

AOGJSH në bisedime në Qeveri

Shkup, 27 tetor – Përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve nga administrata, organet e gjyqësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) kanë arritur në takim në Qeveri, ku siç kanë paralajmëruar me përfaqësuesit e qeverisë do të bisedojnë për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësor.

Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritje prej 78 për qind të pagave dhe kthimin e shtesave në pagë.

Të enjten e kaluar, administrata gjyqësore paralajmëroi se nuk do të trajtojë asnjë nga lëndët urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatën.

Pasi shërbimi i prokurorisë publike para një muaj filloi me grevë,rreth një muaj më parë Qeveria formoi grup pune për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy