Agjencia Zhurnal.mk.

Anulohet seanca e Kuvendit për pyetjet e deputetëve

Shkup, 23 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët informoi se seanca për pyetje të deputetëve e caktuar për sot nuk do të mbahet.

 

Xhaferi theksoi se në seancën e sotme do të konstatohet dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, pas çka do të vijojnë afatet për procedurat e mëtejme që duhet të ndërmerren për zgjedhjen e qeverisë së re.

Ai vlerësoi se është e pavend të mbahen pyetjet e deputetëve, pasi Qeveria është në dorëheqje dhe kjo është praktikë e vendosur nga e kaluara.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova dje në deklaratën para Kuvendit porositi se grupi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare nuk heq dorë nga e drejta kushtetuese për pyetje të deputetëve.

“Dëshiroj të tregoj për një problem për të cilin mendoj se është aktual. Në nenin 93, paragrafi 5, qëndron qartë se Qeverisë të cilës i është votuar mosbesim, që ka dhënë dorëheqje ose i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Në drejtësi ekziston instituti “Qeveri në dorëheqje”, që ka përgjegjësi. Tani po flas për një fenomen të çuditshëm, ndërsa ai është se nga 24 qershori ne nuk kemi pasur pyetje të deputetëve, që do të thotë se nuk kemi mundur ta realizojmë funksionin kontrollues në emër të qytetarëve”, deklaroi Siljanovska – Davkova.

Ajo theksoi se dispozita e rregullores thotë se pyetjet e deputetëve shtrohen në të enjten e fundit të muajit ndërsa para se të caktohen janë lëndë bisede midis koordinatorëve të partive politike dhe kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe, për sot krahas seancës kuvendore të 55-të me rend dite Parashtrimin e pyetjeve të deputetëve janë caktuar edhe vazhdimet të edhe pesë seancave të tjera kuvendore.

Për në orën 12:30 është caktuar vazhdimi i seancës së 25-të, në rend dite të së cilës mes tjerash është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, të parashtruar nga deputetët Ziadin Sela, Skender Rexhepi, Surija Imami, Safije Sadiki Shaini, Abdulla Saliu, Elmi Aziri, Hail Snopçe, Ilire Dauti, Atnan Neziri, Artina Qazimi, Hysni Ismaili dhe Afrim Gashi.

Për në orën 12:40 është caktuar vazhdimi i seancës së 43-të kuvendore, në të cilën mes tjerash deputetët duhet t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, të parashtruar nga Maja Moraçanin, Monika Zajkova dhe Pavle Trajanov, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor në lexim të parë, të parashtruar nga Gjorgjia Sajkovski, Silvana Angelevska, Bllagica Llasovska, Velika Stojkova – Serafimovska, Lidija Petkovska, Dafina Stojanovska, Ivan Jordanov, Brane Petrushecki, Angelinka Petkova, Marija Pertushevska, Lupço Prenxhov, Darko Kostovski, Beti Stamenkovska Trajkovska, Ivanka Vasilevska, Zdravko Trajanov, Mile Lefkov, Timço Muncunski, Antonio Milloshoski, Zllatko Penkov, Igor Zdravkovski, Daniella Hristova, Ollga Llozamovska, Ane Llashkoska dhe Petar Ristevski.

Në orën 12:50 është caktuar seanca e 54-t në rend dite të së cilës mes tjerash janë propozimet e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për numrin amë. Të treja ligjet miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në orën 13 është caktuar vazhdimi i seancës së 57-të në rend dite të së cilës janë edhe dy propozim-ligjet për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi, si dhe propozimet e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor dhe të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar. Të gjitha ligjet janë propozuar me procedurë të shkurtuar.

Në fund në orën 13:10 është caktuar vazhdimi i seancës së 50-të kuvendore, në rend dite të së cilës mes tjerash janë edhe Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe propozimet e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut dhe të Ligjit për ndërmarrje publike dhe të dyja në lexim të parë.

Related posts

Mbledhje e Komisionit kuvendor ligjvënës-juridik

Z.H

Stoillkovski: Kandidatët e LSDM-së janë kuadro të vjetra

Redaksia

Qytetarët do të festojnë lirshëm, pa kufizime

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More