Agjencia Zhurnal.mk.

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

Shkup, 22 shkurt – Seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës kanë qenë propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese në energjetikë, me procedurë të shkurtuar, u anulua.

Në kalendarin e ueb faqes së Kuvendit, siç u paralajmërua në fillim, është seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës si pika ishin propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese “Parku solar Stipion”, Termocentrali solar – Pehçevë, AIM GREEN TECHi MITILINEOS impianti kogjenerativ Shkup, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në Kuvend sot, siç u paralajmërua, seanca do të mbajnë komiisonet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe vetëqeverisje lokale, ndërsa  dy seaca do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës juridik.

Në rend të ditës së Komisionit për sistem politik mes bashkësive është Propozimi i ligjit për konfiskimin e pronës në procedurë civile, me procedurë të shkurtuar, ndërsa Komisioni për vetëqeverisje lokale do ta përcjellë prezantimin e raporteve nga vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky