Agjencia Zhurnal.mk.

Anulohen mijëra fluturime në SHBA, Fauci propozon vaksinimin e obligueshëm për ata që udhëtojnë me aeroplanë

Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë të hënës i ka shkaktuar probleme të shumta aviokompanive amerikane, që i ka detyruar të anulojnë fluturime të shumta, ndërsa eksperti i sëmundjeve ngjitëse Anthony Fauci, ka kërkuar që të propozohet vaksinimi i obligueshëm për të gjithë ata që udhëtojnë me aeroplanë.

 

Fauci, eksperti kryesor për sëmundje ngjitëse pranë Shtëpisë së Bardhë, të hënën bëri thirrje që të shqyrtohet vaksinimi i obligueshëm për udhëtim me aeroplan në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“Kjo është vetëm një kërkesë që mendoj se duhet shqyrtuar”, tha Fauci për televizionin amerikan MSNBC.

Numri në rritje i të infektuarve me variantin e ri Omicron, ka detyruar aviokompanitë të anulojnë fluturime pasi që pilotët dhe personeli në kabinë ndiheshin të sëmurë dhe janë detyruar të futen në karantinë.

Deri të hënën pasdite janë anuluar 1.130 fluturime si brenda ashtu dhe jashtë Shteteve të Bashkuara – kështu të paktën thuhet në ueb-faqen flightaware.com, që përcjell fluturimet.

Aviokompanitë fajësojnë virusin dhe motin e ligë. Aeroportet më të goditura nga kjo janë në Seattle, Atlanta, Los Angeles dhe Neë York.

Kjo është dita e tretë me radhë që një numër i madh i fluturimeve janë anuluar në Shtetet e Bashkuara. Për Krishtlindje ishin anuluar 997 fluturime. Madje gjatë Krishtlindjeve në SHBA është rritur dukshëm numri i të infektuarve me variantin Omicron – ku tri të katërta e të infektuarve në këtë vend janë prekur me Omicron.

Mesatarja e rasteve të reja me COVID-19 në SHBA është rritur për 55 për qind, në 205.000 raste ditore në shtatë ditët e fundit, raporton Reuters.

Presidenti amerikan Joe Biden, i është drejtuar gazetarëve duke refuzuar të tregojë nëse përkrah vaksinimin e obligueshëm për fluturime brenda vendit.

Megjithatë, pranoi se është i hapur për zvogëlimin e ditëve të karantinimit për amerikanë, pasi Qendra për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) javën e kaluar ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë mund të izolohen për vetëm 7 ditë e jo 10 sa ishte më parë. 

Related posts

Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

N E

Coronavirusi “assesi” nuk po largohet nga Australia, regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 gjatë këtij viti

D V

Shefi humanitar i OKB-së: Në Etiopi ka uri

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More