Agjencia Zhurnal.mk.

Antonij Todorov: Përkeqësimi i qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin kombëtar të Sofjes

Sofje, 11 janar – Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes absolut kombëtar i Bullgarisë dhe Sofja duhet të punojë në mënyrë aktive në këtë drejtim, vlerësoi politologu dhe profesori në Universitetin e ri bullgar, Antonij Todorov në deklaratë për Radion kombëtare bullgare.

 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Todorov vlerëson se është e nevojshme të mbahet një dialog i rregullt i nivelit të lartë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se përkeqësimi i qëndrimit bullgar ndaj vendit nuk është në interesin kombëtar të Bullgarisë.

Todorov e konsideron të saktë qëndrimin e kryeministrit bullgar Kirill Petkov për një qasje të re në negociatat me vendin, duke theksuar se historia është e rëndësishme, por nuk duhet të jetë “guri që do të rëndojë mbi të ardhmen”.

“Ka rrezik të bëhemi peng i një historie që nuk mund ta ndryshojmë, sepse është ashtu siç është, shtoi Todorov.

Sipas tij, nëse mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në afat të gjatë do të bllokonin integrimin e vendit në BE, Sofja rrezikon të bjerë në izolim të plotë në BE, sepse “nuk ka pozicione mjaft të forta dhe duhet vazhdimisht të shpjegojë saktësisht se çfarë ajo dëshiron”.

“Në të dy anët e kufirit ka nga një VMRO, e cila po bën presion. Por, udhëheqësia politike nuk mund të konsistojë vetëm në pranimin e asaj që dëshiron shumica e qytetarëve, por përkundrazi, shumicës duhet t’i shpjegohet se cili është interesi kombëtar i Bullgarisë, tha Todorov, duke shtuar se kjo do të jetë një test për udhëheqësinë edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Nuk ndryshojnë çmimet e derivateve

Z H

Gashi: Nuk futemi në Qeveri nëse na shohin vetëm si vota, duam ta ndihmojmë shtetin të dalë nga ky ngërç

Z H

Stefan Janev: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More