Agjencia Zhurnal.mk.

Antikorrupsioni refuzon ankesat kundër Maksim Dimitrievskit dhe Danella Arsovskës

Shkup, 11 tetor – LSDM konsideron se Maksim Dimitrievski në Kumanovë, si kandidat i pavarur për edhe një mandat tjetër, ka shfrytëzuar më tepër bilborde se sa i lejohet. Sipas partisë kjo paraqet shkelje të rregullave zgjedhore, e përshkak dyshimeve për sjellje korruptive, rasti është paraqitur në Antikorrupsion, informon zhurnal.

 

Nga LSDM ankohen se në vend se në tre bilborde, Maksim Dimitrievski shfrytëzon nëntë të tilla në Kumanovë.

Por nga Antikorrupsioni e refuzuan ankesën e LSDM-së me arsyetimin se disa pjesmarës tjerë në fushatë kanë hequr dorë nga bilbordet e garantuara reklamuese, ndërsa për hutinë thonë se kodi zgjedhor nuk ka paraparë si do të ndahen bilbordet e pashfrytëzuara.

Në ankesën e Levicës për kandidaten e pavarur të Shkupit, Danella Arsovska ku thuhet se në mënyrë të palejuar ka shfrytëzuar reklamim të finansuar nga VMRO-DPMNE, Anti korrupsioni përsëri thotë se nuk i ka shkelur regullat nga kodi zgjedhor.

Nga Levica ankohen se ajo si kandidate e pavarur i takojnë 30 sekonda në një orë, dhe jo minutazhi i një partie opozitare. Kodi zgjedhor nuk ndalon tejkalimin e kohës për reklamim.

Sipas Antikorrupsionit, ka shumë paqartësi në kodin zgjedhor, ndërsa dëshmi për këtë janë dhe ankesat e parashtruara së fundmi.//Zhurnal.mk

Related posts

Carovska në mbledhje me drejtorët e shkollave: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor dhe zbatimin e reformave

Redaksia

Analizë: Të rinjtë të pa interesuar për t’u martuar, ulet dhe numri i shkurorëzimeve

Z H

Analizë: Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të fuqisë punëtore

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More