Shkup, 21 dhjetor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në vazhdim të seancës së 57-të sot solli vendim për ndërprerje të lëndës kundër ish-presidentit të shtetit Gjorge Ivanov për avancim dhe emërim të personave në Armatë.
Drejtorja e KSHPK-së Biljana Ivanovska tregoi se lënda mbyllet, dhe se duke pasur parasysh edhe ndryshimin e gjendjes faktike, Komisioni nuk më tej se çfarë të bëjë.
“KSHPK në mënyrë të plotë e respekton procedurën në rastin konkret dhe ka miratuar të gjitha faktet relevante dhe dëshmitë dhe ka vërtetuar gjendjen faktike në të cilën konstaton ekzistimin e indikacionit – dyshimi për shkelje të dispozitës së Kodit Penal. Organet kompetente gjykatëse edhe përskaj sqarimeve të shumta dhe argumenteve të dhëna nga KSHPK nuk ka marrë parasysh gjatë vërtetimit të gjendjes faktike. Duke pasur parasysh nga dita e sjelljes së këtij vendimi dhe konfirmimit të bazës për gjetjes e dyshimit ka kaluar periudhë e gjatë kohore, prej se u ndryshuan rrethanat me personin zyrtarë konkret, KSHPK ka vlerësuar se nuk ka elemente për veprim të mëtutjeshëm dhe konkludon se lënda duhet të mbyllet dhe të arkivohet”, deklaroi Ivanovska.
Për konfirmim të gjendjes faktike, Ivanovska, tregoi se KSHPK ka kërkuar dhe ka marr informatat dhe dëshmi nga kabineti i ish-presidentit Ivanov dhe nga Ministria e Drejtësisë.
I pakënaqur nga kërkesa e dorëzuar, theksoi Ivanovska, paditësi Ivanonivi deklaroi padi deri te Gjykata Administrative kundër vendimit të KSHPK-së në të cilën KSHPK-ja ka dorëzuar përgjigje në të cilën jep të gjitha argumentet dhe arsyetimet e saja se KSHPK pas veprimit në lëndën konkrete ka konfirmuar për ekzistimin e bazës së dyshimit, që më tej duhet të konfirmon Gjykata.
“Gjykata Administrative solli aktvendim me të cilën e fuqizon padinë e Ivanovit, ndërsa vendimin e KSHPK-së e anulon me sqarimin se nga ana e KSHPK-së nuk janë bërë përkushtime të mjaftueshme për të vërtetuar gjendjen faktike dhe vlerësoi se ka nevoj për veprim tjetër dhe vlerësim”, tha Ivanovska.