Agjencia Zhurnal.mk.

Antikorrupsioni ka regjistruar 710 raste të mos paraqitjes së listës anketuese për gjendjen e pronës

Shkup, 1 nëntor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pas inspektimit të botimeve të Gazetës Zyrtare nga viti 2021 dhe pas kontrollit të evidencës së saj ka konstatuar se në 710 raste pas zgjedhjeve dhe emërimeve, gjegjësisht ndërprerjes së detyrës nuk është përmbushur detyrimi ligjor, përkatësisht në afatin e paraparë me ligj prej 30 ditësh personat nuk kanë dorëzuar listë ankeuese në Kominisionin kundër korrupsionit.

 

Ndaj të gjithë personave për të cilët është konstatuar se nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për të dorëzuar listën anketuese Antikorrupsion në afatin e përcaktuar me ligj, njoftoi në seancën e sotme, Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së, do të lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje, për kundërvajtje në nenin 82 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

“Kjo do të thotë se po punohet në të gjitha këto lëndë, sigurohen të dhëna aty ku mungojnë, duke pasur parasysh se në Gazetën Zyrtare ka të dhëna vetëm për emër dhe mbiemër, nuk ka numra amë, pra për të gjithë këta persona do të përpunohen urdhërpagesa, gjegjësisht procedura kundërvajtëse do të fillojë edhe më tutje nëse nuk i paguajnë urdhërpagesat, sqaroi Ivanovska, duke shtuar se siç do të përfundojnë lëndët për të cilat ata referohen, ashtu edhe ato do të publikohen.

Related posts

Artan Grubi shkel ligjin, me “flasherë” të policisë në veturë private

Xh J

Analizë: Mbi 117 mijë gjoba në komunikacion vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2021

Redaksia

Takime të Dimitrovit me Zhak Mer, Liliana Tangi dhe Jorgos Papandreu në Strasburg

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More