Agjencia Zhurnal.mk.

Ankohen fermerët e qumështit në Maqedoni, bizneset po manipulojnë me çmimet e shitjes

Shkup, 26 shtator – Çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit po rriten shumë në shitje me pakicë nëpër raftet e super marketeve, ndërsa prodhuesit e drejtpërdrejtë janë në kufijtë e ekzistencës.

Qumështi i lopës blihet 24 dhe 25 denarë për litër, dhe shitet nga 70 deri në 95 denarë.

Subvencionet e tyre vonohen deri në dy vjet dhe taksa u merret në baza mujore.

“Nga data 1 deri në 1 të muajit tjetër shes 2.5 ton qumësht. Taksa ime merret menjëherë, dhe më parë ishte me bazë vjetore. Në fund të vitit e kanë marrë, tash e marrin çdo muaj dhe ne nuk kemi mundur t’i marrim subvencionet për dy vjet. Dhe tani nuk e di se për ato 24 muaj nëse dhe kur do t’na lëshojnë apo do të na vjedhin gjysmën”, tha Nikolla Simonovski, fermer i qumështit.

Njësoj është edhe me djathin dhe gjizën, çmimi i shitjes me pakicë i të cilave varion nga 600 deri në 850 denarë, për të cilin fermerët kishin një koment ironik.

“E shes 400 denarë dhe konsumatorit i duket sërish shtrenjtë. Bravo, dhe mund ta zgjasin edhe një vit ose dy me këtë mendësi, por nëse vazhdon këtë vit e njëjta situatë dhe nuk merren masa, ne do të heqim dorë. Me 12 lopët që i mbaja, i dërgova fëmijët për të studiuar dhe i shkollova dhe tani nuk mund t’i mbuloj faturat dhe të blej ushqim për bagëtinë”, tha Zoran Macevski, fermer nga fshati Robovë.

Mbarështimi i lopëve dhe deleve po bëhet gjithnjë e më i padobishëm nga viti në vit, ankohen blegtorët, gjë që rezulton edhe me ulje të blegtorisë.

Numri i lopëve është ulur me rreth 30 mijë në 5 vitet e fundit dhe 70% e qumështit të lopës prodhohet në ferma të vogla familjare.

Related posts

Pas problemeve të shumta, Ballkani arrin në Prishtinë

Redaksia

Nga 1150 vendime nga Gjykata Evropiane për Ballkanin Perëndimor, 185 janë për Maqedoninë e Veriut

Z.H

Bekteshi i ftoi në takim të dielën përfaqësuesit e tri odave ekonomike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More