Agjencia Zhurnal.mk.

Anketë: Vetëm 31% e bullgarëve mbështesin qasjen e re ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 shkurt – Gjithsej 31 për qind e qytetarëve bullgarë e mbështesin qasjen e re, të paralajmëruar, më fleksibile në negociatat me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për ta mbajtur qëndrimin e deritanishëm më të fuqishëm janë deklaruar 49 për qind nga të anketuarit tek fqinji ynë lindor, përderisa 20 për qind nuk kanë qëndrim.

Këtë e tregojnë rezultatet e Agjencisë Alfa risërç, publikuar sot, ndërkaq mbajtur në periudhën prej 6 deri më 14 shkurt në ekzemplarë prej 1060 të anketuar.

Në anketat e kaluara rreth raportit ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë Qeverisë së Bojko Borisovit dhe ministres Ekateriana Zaharieva mbështetja për qasjen e fuqishme ishte edhe deri 80 për qind, përcjellë Zhurnal.

Sipas Agjencisë, rreth kësaj çështje, linjat e holla të kuqe nuk kalojnë vetëm mes partnerëve të koalicionit, por edhe tek mbështetësit e tyre. Me përjashtim të Bullgarisë Demokratike, mbështetësit e të gjitha partive në koalicionin në pushtet, përfshirë edhe ata të Ndryshimit vazhdon, të kryeministrit Kiril Petkov, i japin përparësi qasjes së deritanishme. Kjo nuk do të thotë se qasja e re është e dënuar të dështojë, por e konfirmon maksimën e vjetër – nuk mjafton të thuhet, me rëndësi është të bindet, theksojnë nga Agjencia. Dhe dukshëm, mu në bindjen e temave të cilat nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura me kundërshtimin e sunduesve të mëparshëm, qeveria e re pëson deficite të konsiderueshme.

Përndryshe, në analizën e Agjencisë, ceket se sipas pothuajse të gjithë treguesve kryesorë të cilët Alfa Risërç i ndjekë mbi 20 vite, mendimet e njerëzve janë shumë të polarizuara. Edhe krahas ndryshimit të shtatë qeverive të rregullta në këtë periudhë, ishte shumë rrallë të shihet tempo aq e shpejtë dhe e ndryshme në evoluimin e qëndrimeve të opinionit në muajt e hershëm të një qeverie, siç është vërejtur në studimin rrjedhës të agjencisë.

Në raportin e rejtingjeve të liderëve politikë për momentin, presidenti Rumen Radev e fillon mandatin e vetë të dytë me besim prej 51% dhe mosbesim prej 23%. Ai e ruan pozicionin e tij si institucion i parë i ranguar, duke marrë mbështetje nga tre grupe kryesore të mbështetësve: Ndryshimi vazhdon (78%), BSP (91%) dhe ITN (67%). Kështu, niveli i miratimit të shefit të shtetit tek elektorati i partive në pushtet larg e tejkalon mbështetjen për qeverinë. Përjashtim i vetëm janë mbështetësit e Bullgarisë Demokratike, mes të cilëve besimi edhe për qeverinë edhe tek presidenti është i njejtë (36% – 38%). Për presidentin kjo situatë është përfituese në mënyrë të pakontestueshme, por për qeverinë është thikë me dy tehe sepse nuk i garanton mbështetje mjaft stabile në situatë të zgjedhjeve konfliktuoze, vlerëson Alfa Risërç.

Sipas analizave, edhe pse mospajtimet (në temën Maqedonia e Veriut, ndryshimet në Bullgari, mënyrat për luftë kundër korrupsionit etj.) janë shprehur mjaft rrallë publikisht, tezat e presidentit Rumen Radev jehojnë tre herë më fuqishëm (34% e të anketuarve i ndajnë) nga ata të kryeministrit Kiril Petkov (vetëm 12% janë në anën e tij në rast të mospajtimit me Radevin).

Lidhur me rejtingjet e partive, ndërkaq, Ndryshimi vazhdon është në vend të parë sipas mbështetjes – 24,4 për qind, përderisa simpatia për GERB-in e Borisovit është ulur për 4 pikë dhe tani për ta do të votonin 18,1 për qind. BSP është me mbështetje prej 9,8 për qind. Vazhdon të shënojë rënie mbështetja për Ka një popull të tillë, e cila tani është 6,6 për qind. Mbështetja për Bullgarinë Demokratike mbetet e pandryshuar në raport me zgjedhjet e fundit – 6,4 për qind. Partia e turqve, DPS, ka mbështetje tradicionale prej 7,2 për qind, ndërsa nacionalistët nga Rilindja kanë mbështetje prek 5,2 për qind. /Zhurnal.mk

Related posts

Maqedoni: Biznesmenët do të iniciojnë ndryshime në ligj për të dielën – ditë jopune

D V

Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin 27-vjeçar

Redaksia

Në Maqedoni për një javë numri i rasteve të reja me Kovid-19 është ulur me 27.3 përqind

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More