Agjencia Zhurnal.mk.

Anketë e re / BDI me 8.7% Aleanca për Shqiptarët 8.5%

Shkup, 20 shtator – VMRO-DPMNE dhe lideri i tyre Hristijan Mickoski kanë epërsi sa i përket LSDM-së dhe kryetarit të saj Zoran Zaev, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor. Kështu tregojnë të dhënat nga hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Organizata për aktivizëm qytetar dhe pavarësi, të publikuara sot, transmeton Zhurnal.

Analiza mund të ketë gabime plus minus 2% ndërsa rezultatet përdoren për nevojat dhe analizat e vet institutit

Kryeministri Zoran Zaev ka besim prej 13,4 përqind e të anketuarve në këtë hulumtim, derisa lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka besim prej 15,9%. Nga spektri maqedonas politik, Dimitar Apasiev gëzon mbështetje prej 4,7%.

Tek shqiptarët, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka besim prej 6,4% ndërsa Ziadin Sela i ASH-së gëzon besim prej 5,9%.

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, për VMRO-DPMNE-në do të votonin 19,9% e qytetarëve, derisa për LSDM-në do të votonin 15,7%.

Për BDI-në do të votonin 8,7% ndërsa për koalicionin ASH/AAA do të votonin 8,5%. Për Levicën do të votonin 4,9% ndërsa për PDSH-në vetëm 1,2%.

Anketa është realizuar në periudhën prej 1 deri më 9 shtator ndërsa janë anketuar 1149 persona.//Zhurnal.mk

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy