Agjencia Zhurnal.mk.

Anketë e porositur nga VMRO-DPMNE: 64% e qytetarëve thonë se Qeveria nuk lufton mjaftueshëm korrupsionin

Shkup, 3 dhjetor – Më tepër se gjysma e qytetarëve konsiderojnë se Zoran Zaev ka rezultate të dobëta si kryeministër. 64% e qytetarëve vlersojnë se Qeveria nuk lufton mjaftueshëm korrupsionin, ndërsa biznesi është i pakënaqur nga masat. Këto janë rezultatet nga anketa e IPSOS, e bërë për nevojat e VMRO-DPMNE-së, informon Zhurnal.

 

Në pyetjen “Si e vlerësoni punën e deritanishme të Zoran Zaev si kryeministër i shteitt?”, 53% janë përjgigjur se ka patur rezultate të dobëta nga puna ndërsa 29% kanë thënë se ka patur rezultat të mirë.

64% e të anketuarve e kanë vlerësuar si të pamjaftueshme luftën kundër korrupsionit, ndërsa të kënaqur kanë dalë 29%.

Sa i përket pako-masave në ekonomi që i solli Qeveria për menaxhim me Covid krizën, si të pakënaqur kanë dalë 55% e të anketuarve, ndërsa 37% kanë dalë të kënaqur.

Anketa është zbatuar nga data 06.12 deri më 20.12.2021, duke anketuar 1023 qytetarë.

Gjithashtu sipas anketës së VMRO-së, kjo parti del të jetë në epërsi me mbështetje nga qytetarët.//Zhurnal.mk

Related posts

Komisionet parlamentare të planifikuara për sot u shtynë

N E

Osmani në takim të blertë lamtumirës me Tejadan: Trashëgimi do të mbesin shumë projekte të sukseshme

D V

Forum i shoqërisë qytetare të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More