Agjencia Zhurnal.mk.

Ankesa të shumta për ngritjen me vonesë të flamurit për pozitën jashtë loje – por a e dini se përse ndodh kjo gjë?

A e keni pyetur vetën se përse gjyqtarët anësorë e ngrenë me vonesë flamurin e pozitës jashtë loje gjatë një takimi, zakonisht po ndodh në Ligën Premier?

Me futjen e Video Asistentit të Gjyqtarëve në futboll, gjërat për personat që ndajnë drejtësinë në sportin më të ndjekur në botë – janë lehtësuar.

Gjatë një ndeshje, sidomos në elitën e futbollit anglez, tifozët janë ankuar shpeshherë se përse gjyqtarët nuk e ngrenë flamurin e pozicionit jashtë loje me kohë, por e lënë aksionin të shkojë deri në fund, madje edhe kur shënohet gol.

Por, rregullat e VAR-it përcaktojnë se gjyqtarëve anësorë u lejohet që të mos e ngrenë flamurin për pozitë jashtë loje apo në ndonjë rast tjetër me kohë, pasi edhe xhirimet do ta shfaqin atë nëse do të ishte gabim apo jo.

Në mënyrë që të mos ketë ndonjë gafë të madhe gjatë një takimi, asistentit të gjyqtarit i lejohet ta vonojë vendimin final dhe mund t’i kumtohet përmes radio lidhjes se ishte apo nuk ishte në pozitë jashtë loje apo ndonjë rast tjetër.

Kjo rregull është futur në fuqi që nga edicioni 2020/21 dhe natyrisht se është një ndihmë e madhe për gjyqtarët.

Aktualisht, FIFA po mendon që të fus një robot që do të përcaktojë pozicionin jashtë loje, me disa kamera të vendosura në çatitë e stadiumeve.

Related posts

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

D V

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

D V

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky