Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 2-1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Kampioni në fuqi norvegjez ka bërë një postim interesant në faqen zyrtare në “Twitter”, para fillimit të ndeshjes, shkruan Zeri.info.
Bodo/Glimt njoftoi tifozët se nuk do të shohin shumë përditësime në “Twitter”, duke u ankuar në çmimet e larta të internetit.
“Jemi në Prishtinë!
Nuk do të ketë shumë përditësime në Twitter pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 NOK (47,95 euro). Mbulimin e plotë e gjeni në faqen zyrtare, kur administratori kthehet në hotel” – thuhet në shkrimin e publikuar nga faqja zyrtare e klubit nga Norvegjia. /Zeri.info