Agjencia Zhurnal.mk.

Anija “Ever Given” largohet nga ujrat egjiptiane

Një anije kontejnerësh që bllokoi Kanalin e Suezit në muajin mars u largua nga ujërat egjiptiane këtë mëngjes, tha një burim nga administrata e Kanalit.

 

Anija u lejua të lundronte pas një inspektimi në Port Said. Sipas të dhënave të ndërmarrjes monitoruese të trafikut detar “Marine Traffic”, anija “Ever Given” ndodhet në Detin Mesdhe, në veri të bregdetit egjiptian.

“Ever Given” u përplas në pjesën më jugore të Kanalit më 23 Mars për shkak të një ere të fortë, raporton skynews.

Administrata e Kanalit të Suezit e ndaloi atë sipas një urdhri gjykate dhe autoritetet kërkuan dëmshpërblim nga pronari i anijes nga Japonia, “Shoei Kisen”, dhe sigurimin e tij.

Administrata e Kanalit ka nënshkruar një marrëveshje zgjidhje me pronarin dhe kompanitë e sigurimeve.

Related posts

Italia gjithnjë e më afër referendumit për legalizimin e eutanazisë

Redaksia

Shteti maltez gjendet përgjegjës për vrasjen e gazetares

D V

Një haker ukrainas ekstradohet në SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More