Agjencia Zhurnal.mk.

Anglia, fyerje raciste ndaj Saka, Sancho e Rashford!

Federata angleze dhe kryeministri Boris Johnson, kanë dënuar me forcë fyerjet raciste që janë drejtuar ndaj disa lojtarëve të Anglisë pas disfatës ndaj Italisë në finalen e Europianit, ndërkohë që policia metropolitane ka hapur një hetim në lidhje me çështjen. Pak orë pas fundit të ndeshjes, Federata angleze denoncoi për sjellje neveritëse të disa tifozëve në rrjetet sociale, dhe i kërkoi policisë dënime sa më të ashpra për ta. Mëngjesin pas ndeshjes ndërkohë ishte kryeministri britanik që përcolli në Twitter komendinë e tij duke u shprehur, “Këta lojtarë meritojnë të lëvdohen si heronj, dhe jo të bëhen pre e fyerjeve rraciste në rrjetet sociale. Personat përgjegjës duhet të turpërohen”.

 

Edhe nga ana e deputetëve të parlamentit britanik kanë ardhur deklarata që dënojnë fyerjet e drejtuara ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho, dhe Bukayo Saka, tre futbollistët që nuk ja dolën të shënonin penalltitë. Të tre futbollistët nuk kanë komentuar, ndërkohë që në profilin zyrtar të kombëtares angleze erdhi postimi “Jemi të neveritur nga fakti që disa anëtarë të skuadrës tonë, që kanë dhënë gjithcka për fanellën, janë bërë objekt i abuzimeve diskriminuese online”.

Related posts

Conor McGregor përjashtohet nga UFC deri në vitin 2022 pas trilogjisë me Poirier

D V

Morata sërish pre e mallkimeve dhe kërcënimeve

Z H

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More