Agjencia Zhurnal.mk.

Angjushev: Katër faktorë e gjenerojnë çmimin aktual të bursës të energjisë elektrike

Shkup, 12 janar – Janë katër faktorë që e gjenerojnë çmimin e rritur të energjisë elektrike në bursa. Ky është çmimi i gazit natyror, certifikatat e gjelbra që janë rritur drastikisht, burimeve të rinovueshme të zvogëluara të energjisë dhe inflacioni real, vlerëson ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në intervistën për MIA-s që këtë fundjavë do të publikohet e plotë me video-material.

Ai konsideron se nuk ka krizë energjetike, sepse, siç thotë, të gjitha vendet e Evropës kanë energji elektrike, ndërsa problemi është i natyrës financiare për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Këtë që sot e kemi, siç e quajnë të gjithë është krizë energjetike. Unë nuk e quaj energjetike, por krizë financiare, sepse krizë energjetike do të ishte nëse dikush nuk ka energji elektrike në Evropë. Siç po e shohim nuk po ankohet askush se nuk ka energji elektrike, të gjithë kanë që do të thotë se kriza nuk është se nuk ka energji, por kriza është energjia është e shtrenjtë”, potencoi Angjushev në intervistën për MIA-n.

Thotë se Qeveria po përballen me çmimin e energjisë në mënyrë të njëjtë si dhe të gjitha vendet që janë të varura nga importi.

“Më së miri përballen ato shtete që kanë mjaftueshëm prodhimtari vetanake, ndërsa të gjitha shtetet që janë të varura nga importi, për fat të keq duhet ta paguajnë çmimin e tregut të energjisë elektrike dhe kjo normalisht e gjeneron çmimin e energjisë elektrike që e paguajnë konsumatorët”, thekson Angjushev.

Pret që kriza energjetike të zgjat kohë më të gjatë dhe çmimi i energjisë elektrike stabilizohet në rreth 80 deri në 120 euro për megavat orë, por jo këtë vit. Konsideron se gjithë vitin 2022 nuk do ta kalojmë me mesatare më të vogël se 150 euro për megavat orë.

Rekomandon që Qeveria t’i subvencionojë kompanitë e Maqedonisë që të blejnë teknologji të re që ta rrisë eksportin nga vendi.

Në intervistë Angjushev flet edhe për subvencionimin e hidroelektranave të vogla, për heqjen e tarifës së lirë ditore, për emërimin e tij për konsull nderi në Malta….

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy