Agjencia Zhurnal.mk.

Angeograf i ri – donacion nga Japonia për spitalin “8-të Shtatori”

Shkup, 2 dhjetor – Aparat i ri angeograf për nevoja të shërbimeve për intervenime kardiologjike dhe radiologjike do të marrë spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori” në Shkup, si donacion nga Japonia, në vlerë prej 100.886 euro.

 

Marrëveshjen sot e nënshkruan ambasadori i Japonisë në vend Hironori Savada dhe drejtori i spitalit “8-të Shtatori” Hristijan Kostov.

Sipas ambasadorit Savada ky aparat do të kontribuoj për rritjen e kualitetit dhe kapacitetit të spitalit për të adresuar shëndetin në sistemin kardio-vaskular.

“Kjo në mënyrë shtesë do të kontribuon për zvogëlimin e rrezikut nga sulmi në tru dhe zemër, që është një nga arsyet për mortalitet në Maqedoninë e Veriut”, tha sot ambasadori Savada para nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndryshe, ky donacion është në korniza të programit japonez XHXHP, dhe siç tha ambasadori japonez, Japonia është fuqimisht e përkushtuar të mbështet Maqedoninë e Veriut në zhvillimin ekonomik dhe social, që është shumë e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Evropian.

Related posts

Ministri Shaqiri takoi zëvendësdrejtorin e doganave, Muharem Asani

D V

30 mijë euro për familjarët e viktimave në Tetovë! Deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9, nga gjithsej 14 viktima

D V

Dimitrov – Rojten: Pa fillim të negociatave, politika e zgjerimit e humbë fuqinë e saj transormuese

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More