Agjencia Zhurnal.mk.

Angelovska-Bezhoska: Stabilizimi i pritjeve të inflacionit është prioritet për bankat qendrore

Shkup, 21 tetor – Bankat qendrore dhe politikat të cilat i udhëheqin ata duhet të jenë të përkushtuara në stabilitet afatmesëm të çmimeve. Në kushte të inflacionit të lartë dhe pritjeve të inflacionit, autoritetet monetare nuk kanë shumë hapësirë ​​për t’iu përkushtohen qëllimeve të tjera jashtë mandatit të tyre bazë, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në tekstin autorial për javoren prestigjioze serbe “Nin”.

Siç informon Banka Popullore, Angelovska-Bezhoska thekson se për shkak të transparencës së madhe tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, lëvizjet globale të çmimeve kanë ndikim të fuqishëm ndaj inflacionit në rajon, i cili mesatarisht ka arritur 13,5 për qind dhe edhe pse hendeku i prodhimit në shumë ekonomi në rajon edhe më tej është negativ, pritjet e inflacionit ndikohen nga rritja afatgjatë e kostove të inputeve, çmimet e ushqimeve dhe shenjat për efektet e transmetimit ndaj çmimeve të tjera.

“Bankat qendrore do të duhet të menaxhojnë me pritjet e inflacionit në kushte ekonomike gjithnjë e më të pasigurta, të plotësuara nga faktorë gjeopolitikë. Sa më gjatë të ketë inflacion të lartë, aq më i madh është rreziku lidhur me pritjet e inflacionit, besueshmërisë së politikave dhe hapjes së spirales së pagave dhe çmimeve. Ndaj, është më se e sigurt se po largohemi nga mjedisi i normave të ulëta të interesit në nivel global. Bankat e mëdha qendrore që diktojnë kushtet për financim global, si Fed dhe BQE, tashmë kanë filluar të shtrëngojnë politikën monetare, dhe bankat tjera qendrore po e ndjekin shembullin e tyre”, shkruan guvernatorja Angelovska-Bezhoska.

Një pjesë e bankave qendrore në rajon, sipas saj, e shtrëngojnë politikën monetare në mënyrë mjaft agresive, ndërsa një pjesë tjetër ndërmerr hapa më mesatare.

“Kjo tregon se përveç faktorëve globalë, specifikat e ekonomive kombëtare kushtëzojnë përcaktimin e politikës monetare. Sfida kryesore është shmangia e politikës monetare tepër prociklike dhe shpenzimeve të tepërta për ekonominë reale, duke rritur kështu rreziqet për stabilitetin financiar. Në këtë pasiguri, një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së bankave qendrore është komunikimi në kohë dhe efektiv me publikun”, vlerëson Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja më tej thekson se në këtë kontekst makroekonomik është shumë e rëndësishme të ruhet vëmendja ndaj zbatimit të reformave strukturore, të cilat janë kyçe për rritjen e potencialit për rritje dhe forcimin e elasticitetit të ekonomisë. Ajo thekson gjithashtu se shumë nga sfidat me të cilat përballen sot vendet e rajonit janë rezultat i zbatimit të ngadaltë të reformave strukturore në të kaluarën.

Related posts

Teleferiku, zgjidhje për Kodrën e Diellit! Kasami: Këtë vit plani urbanistik, OJQ-të kërkojnë punë e jo fjalë

D V

Do të miratohet ligj i ri për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave

D V

Milloshoski: Nënshkrimet e “Levicës” do të hiqen nga nisma për rrëzimin e qeverisë

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More