Agjencia Zhurnal.mk.

Angelovska-Bezhoska: Ndryshime graduale dhe të matura të interesit për shmangien e efekteve negative

Shkup, 22 maj – Rritja e interesit bazë nga ana e bankave qendrore është sinjal për periudhën e interesit të lartë dhe të depozitave të kursimit dhe të kredive, që do të kontribuojë për rritjen e kursimit dhe uljes së konsumit për shkak të uljes së presionit për rritjen e çmimeve nga ana e konsumit. Shumë banka qendrore filluan me normalizimin e politikës monetare, e cila është lehtësuar gjatë pandemisë. Ky është rezultat i presioneve më afatgjate dhe më të përhapura të çmimeve, që erdhën përmes çmimeve të prodhimeve parimore të bursave botërore, gjegjësisht nga ana e ofertës. Me rëndësi është shtrëngimi i politikës monetare të shkojë gradualisht, që të shmangen efektet negative nga rritja e shpejtë e interesit, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska për “Radio Evropa e Lirë”.

“Është e qartë se cikli i shkallës së ulët të interesit tani më ka përfunduar dhe drejtimi në të cilin në korniza globale lëvizin bankat qendrore dhe tregjet financiare ndërkombëtare është normalizimi gradual, gjegjësisht kthimi gradual i disa niveleve paraprake. Natyrisht, kjo ka të bëjë edhe në segmentin e sistemit bankar, gjegjësisht tek shkallët aktive të interesit”, thotë Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja thekson se ne jemi pjesë e rrjedhave financiare globale, gjegjësisht ajo që ndodh jashtë, ndodh edhe tek ne.

Ajo thotë se rritja e interesit bazë ndikon ndaj të gjitha shkallëve të interesit dhe të kredive dhe të depozitave, në drejtim në rritje. Megjithatë, thekson se tani për tani nuk priten zhvendosje më të theksuara tek interesi sepse ndryshimet e politikës monetare bëhen gradualisht.

Guvernatorja thekson edhe se çdo bankë sjell vendim të saj për interesin. Kur sillet vendimi në një bankë të caktuar, merret parasysh tërë seria e faktorëve, si bilanci i bankës, rreziqet makroekonomike, të ardhurat e disponueshme të popullatës, konkurrenca, burimet e financimit etj.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy