Agjencia Zhurnal.mk.

Angelovska-Bezhoska: Me siguri do të bëjmë revision mesatar në rritje të inflacionit

Shkup, 19 tetor – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska -Bezhoska paralajmëron revizion mesatar në rritje të inflacionit të projektuar prej 2.2 për qind.

 

Në deklaratë për mediat, Angelovska-Bezhoska tha se duke e pasur parasysh lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe të lëndëve energjetike, me siguri do të bëhet revizion mesatar në rritje të inflacionit me këto projeksione makroekonomike.

“Me ciklin e prillit, të projeksioneve kemi projektuar një normë të inflacionit prej 2.2 përqind, por duke i gjykuar nga zhvillimet e fundit në inflacion, si dhe parashikimet, veçanërisht për lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, me siguri do të bëjmë një rishikim të moderuar lart të inflacionit. Kjo do të bëhet me ciklin e ri të parashikimeve makroekonomike i cili është në përfundim”, tha Angelovska-Bezhoska pas ngjarjes kushtuar projektit për të rritur përdorimin dhe disponueshmërinë e statistikave zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Inflacioni, siç shtoi, tani për tani pritet të mbetet në kuadër mesatar, siç parashikon edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lidhur me stabilitetin e denarit, guvernatorja përsëriti se strategjia optimal është strategji e mbajtjes së kursit stabil devizor, ndërsa arsyeja për këtë, siç tha, është struktura e ekonomisë vendore.

“Që të mund kjo strategji të mbahet stabile me rëndësi kyçe është niveli I rezervave devizore. Niveli i rezervave devizore në pajtim me të gjitha standardet ndërkombëtare mbahet në nivel të lartë solid”, vlerësoi Angelovska-Bezhoska.

Related posts

Pjesë të Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës dhe Studeniçanit nesër pa energji elektrike

Z H

Kryeqyteti i Shkupit dhe tentimi i VMRO-DPMNE-së për ta “përvetësuar” (Video)

Z H

Zaev: Mandatar mund të jetë vetëm kryetari i LSDM-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More