Agjencia Zhurnal.mk.

Angelov: Shteti përgatitet për periudhën e ardhshme dimërore

Shkup, 1 dhjetor – Qendra për menaxhim me kriza është e gatshme të jetë në dispozicion për të gjitha organet dhe institucionet, por edhe qytetarëve në periudhën e ardhshme dimërore kur janë të mundshme reshje më të rrëmbyeshme të borës. Shteti ka plan për aksion në kushte të tilla, para së gjithash në drejtim të mbajtjes së rrugëve magjistrale dhe rajonale. Problem paraqet numri i pamjaftueshëm i automjeteve dhe mekanizmit me të cilin disponon NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe defektet e tyre të shpeshta. Gjithashtu, nevojitet edhe vetëqeverisje lokale që të përgatiten duke e pasur parasysh atë që rrugët lokale janë nën kompetencën e tyre.

 

Ky është mesazhi që sot është dhënë nga konferenca për shtyp në Qendrën për menaxhim me kriza lidhur me koordinimin për mirëmbajtjen e rrugëve dhe parandalimin për kushtet dimërore në shtet.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, theksoi se dje ka pasur një takim koordinues të subjekteve të përfshira në sistemin e menaxhimit të krizave dhe se është thënë se NP “Rrugët e Maqedonisë” ka plan të veprimit. Sipas tij, problem mund të jetë numri i vogël i veturave që disponon ndërmarrja publike për këtë qëllim.

“Ne si QMK jemi në dispozicion të qytetarëve sa herë që ka rrezik për jetën, shëndetin apo të mirat materiale të tyre. Ata duhet të telefonojnë në numrin 195, dhe ne në koordinim me policinë, nëse është e nevojshme edhe me ushtrinë, do t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë”, tha Angelov.

Related posts

Maqedoni: Deri më tani 15 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave

D V

Qyteti i Shkupit rritë shumën e ndihmës finansiare për familjet e 45 viktimave

Z H

Osmani mesazh ambasadorëve të BE-së: Edhe gjatë kryesimit slloven fillimi i negociatave është prioritet kyç

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More