Agjencia Zhurnal.mk.

Angellovska – Bezhoska: Pas rritjes së deficitit të llogarisë korente vitin e kaluar, në afat të mesëm pritet ulje graduale në mesatare rreth 3 për qind të PBB

Shkup, 14 janar – Vitin e kaluar deficiti në llogarinë korente të bilancit të pagesave, sipas projeksioneve të tetorit, vlerësohet në rreth 7 për qind të PBB-së, ndërsa në afat të mesëm pritet ulje graduale në rreth 3 për qind të PBB-së në mesatare, deklaroi për “Blumberg” guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, në margjinat e Forumit të Evropës Qendrore dhe Lindore, në organizim të Euromani.

Sipas guvernatores, rritja e deficitit të jashtëm tregtar vitin e kaluar, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të karburanteve, ndikoi në zgjerimin e deficitit të llogarisë korente, në kushte kur komponentët e tjera, ndërsa veçanërisht transferet private, kanë ndikim pozitiv.

Siç theksohet, deficiti tregtar, gjithashtu, pritet të stabilizohet në afat të mesëm, që do të rezultojë me ngushtim të deficitit të llogarisë korente.

Angellovska – Bezhoska theksoi se presionet më të shprehura në anën e importit, nuk pritet që ta rrezikojnë baraspeshën e jashtme, duke e pasur parasysh nivelin e lartë të transfereve private, të cilat mbulojnë pjesë të rëndësishme të deficitit tregtar.

“Në nëntë muajt e parë të vitit 2022 ato arritën në rreth 1,8 miliardë euro, ose 30,5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për këtë vit, deficiti i llogarisë korente pritet të ulet në 5,6 për qind të PBB-së dhe më pas të vazhdojë të ulet nën supozimin e shterimit gradual të efekteve negative të luftës në Ukrainë dhe stabilizimit të çmimeve të energjisë. Flukset neto financiare do të financonin plotësisht deficitin e llogarisë korente, duke krijuar kushte për akumulim shtesë të rezervave devizore në afat të mesëm”, shton Angellovska-Bezhoska.

Ajo potencoi se në gjithë periudhën e projeksionit pritet ruajtje e rezervave devizore në nivelin adekuat, të cilat në fund të dhjetorit të vitit të kaluar arritën 3,8 miliardë euro, që është një nga nivelet historike më të larta të rezervave devizore në vend.

Related posts

Udhëtimi i SC Gjilanit në Letoni do të jetë më i kushtueshmi nga të gjitha klubet tjera kosovare që do të luajnë në Evropë

Redaksia

Në Kuvend vazhdohet seanca e 50-të

D V

Aktive janë 10.625 raste me Kovid-19, kompetentët apelojnë të pavaksinuarit të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More