Agjencia Zhurnal.mk.

Angellovska-Bezhoska në takim të Konstituencës së FMN-së dhe BB-së në Sarajevë

Shkup, 14 shtator – Guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, do të marrë pjesë në takimin e Konstituencës holandeze të Fondit monetar ndërkombëtar dhe grupacionit të Bankës botërore, që këtë vit do të mbahet në Sarajevë prej sot deri më 16 shtator.

 

Në takimin me titull “Nga kriza deri te rikuperimi” do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës botërore, mes ët cilëve edhe Koen Davidse drejtor ekzekutiv i Bankës botërore dhe Pol Hilbers, drejtor ekzekutiv i FMN-së, së bashku me guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra të financave të vendeve anëtare të Konstituencës. Në takim të Konstituencës, krahas guvernatores do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Shërbimi për shtyp i BP-së paralajmëroi se guvernatorja Angellovska-Bezhoska do të ketë paraqitje edhe në panel-diskutimin me titull “Çmimi që duhet të paguhet: Si të frenohet inflacioni? Perspektivat e bankës qendrore dhe të qeverisë”. Në panel-diskutim, fjalim përshëndetës do të kenë Klas Not, guvernator i Bankës qendrore të Holandës dhe Alfred Kamer, drejtor i Sektorit evropian pranë FMN-së. Krahas guvernatores, në panel-diskutim do të marrin pjesë edhe Amir Jaron. guvernator i Bankës qendrore të Izraelit, Dimitar Radev, guvernator i Bankës qendrore të Bullgarisë, Mihai Preçup, sekretar shtetëror pranë Ministrisë së Financave të Rumanisë, ndërsa kryesues do të jetë Pjer Vunsh, guvernator i Bankës qendrore të Belgjikës.

Në Konstituencën holandeze, krahas Holandës dhe vendit tonë, bëjnë pjesë edhe Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Armenia, Izraeli, Qiproja, Moldavia, Rumania, Ukraina, Kroacia dhe Mali i Zi.

Related posts

Thaçi: S’duhet të malltretohen qytetarët, partitë të bëjnë kompromise

Redaksia

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje ministrit Bekim Sali të vizitojë klinikën e Kirurgjisë

Z.H

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni do të rritet deri në 10 përqind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More