Agjencia Zhurnal.mk.

Angellovska – Bezhoska: Inflacioni edhe më tutje do të ulet, por nevojiten reforma strukturore që të bëhemi më rezistues ndaj goditjeve

Shkup, 16 dhjetor  – Pritjet janë se inflacioni edhe këtë vit do të ulet me stabilizim të mëtutjeshëm të çmimeve të ushqimit dhe energjisë në bursat botërore, në mungesë të goditjeve më të mëdha të jashtme dhe vendore. Në afat të mesëm, shkalla e inflacionit do të binte në mesataren historike prej rreth 2 për qind. Në periudhën e ardhshme duhet tu kushtohet rëndësi politikave strukturore me të cilat do të rritej prodhimtaria vendore dhe të ulej ndjeshmëria e ekonomisë vendore në disa goditje të ardhshme potenciale, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska. 

Siç bënë të ditur nga kabineti i guvernatores, Angellovska – Bezhoska në intervistë për “TV Sllobodna”, duke folur për të dhënat për inflacionin, ka theksuar se nga tremujori i katërt i vitit të kaluar, kur në tetor ishte arritur shkalla më e lartë prej rreth 20%, shënohet ulje e vazhdueshme e shkallës së inflacionit. 

“Të dhënat më të fundit statistikore të muajit tetor dhe nëntor, me ritme përkatësisht 3.5% dhe 3.1%, tregojnë tendencë në rënie. Projeksionet tona të fundit të tetorit parashikojnë se norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2023 do të jetë rreth 9.5%. Për vitin e ardhshëm, sigurisht duke supozuar se nuk do të ketë goditje të mëdha të jashtme dhe të brendshme, presim vazhdimin e këtij trendi ku në afat të mesëm do të arrihet mesatarja historike për ekonominë tonë prej rreth 2%”, thekson Angellovska-Bezhoska dhe shton se pritjet e Bankës Popullore janë shumë të ngjashme me ato të Bankës Qendrore Evropiane për lëvizjet e inflacionit në Eurozonë dhe BE, e cila pret të arrijë objektivin e inflacionit prej 2 për qind gjatë vitit 2025.

Angellovska – Bezhoska, shtohet, ka theksuar se vendosja e politikës monetare ka kontribuuar në uljen e inflacionit. Si edhe bankat e tjera qendrore nga fillimi i krizës, edhe banka jonë qendrore ka filluar me shtrëngimin e politikës monetare, që në fund të vitit 2021 përmes operacioneve në tregun devizor.

“Filluam më me moderim, siç bëri kryesisht bashkësia e bankës qendrore dhe më pas me shtrëngim më të fortë të politikës monetare me normat e interesit. Duke marrë në konsideratë strukturën e ekonomisë dhe sistemit tonë financiar, ne nuk u kufizuam vetëm në veprimin e normave të interesit, por edhe të ndikuar në mënyrë aktive nëpërmjet kanalit të likuiditetit, si dhe përdorëm edhe instrumentet e tjera monetare dhe makroprudenciale që disponojmë”, nënvizoi guvernatorja.

Inflacioni varet nga shumë variabla, për këtë është me rëndësi që të ruhen politika të kujdesshme makroekonomike, që të ruhen trendet pozitive edhe në bazë më afatgjate ta stabilizojnë inflacionin dhe pritjet inflatore, ka thënë Angellovska – Bezhoska.

Gjatë kësaj, ka theksuar se është shumë me rëndësi që përmes politikave strukturore të kontribuohet në rritjen e ofertës dhe të hamonizohet me kërkesën, me çka do të ulet ndjeshmëria e ekonomisë vendore, e cila si ekonomi e hapur lartë me hapje tregtare 140% të PBB-së, është jashtëzakonisht e nënshtruar në goditje. 

“Përveç faktit që jemi të varur nga importi i energjisë, ekonomia jonë ka efikasitet të ulët energjetik, pra për prodhimin e një njësie të PBB-së shpenzojmë tre herë më shumë energji sesa në BE. Si faktorë shtesë që ndikojnë në inflacion, tregohet shkalla e konkurrencës efektive, pra në ekonomitë ku ka konkurrencë më efektive dhe presioni i çmimeve është më i ulët, si dhe kushtet e tregut të punës. Nëse ndaj të gjithëve ndërmerren veprime, përmes politikave strukturore, do të rritej qëndrueshmëria e ekonomisë”, tha guvernatorja Angellovska – Bezhoska. 

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy