Agjencia Zhurnal.mk.

Angellovska-Bezhoska: Banka popullore ndërmerr masa adekuate për përballje me inflacionin

Shkup, 20 shtator – Guvernatorja e bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorja Ana Mitreska sot patën takim pune me euroambasadorin Dejvid Gir, shefen e Sektorit ekonomik pranë Delegacionit të BE-së, Mari-Madlen Kanelopulu dhe këshilltarin ekonomik në Sektorin për operacione pranë Delegacionit të BE-së, Alesandro Zanota.

 

Në takim u bisedua për ngjarjet aktuale ekonomike dhe për pasojat ndaj ekonomisë evropiane dhe vendore nga lufta në Ukrainë dhe nga kriza energjetike. Vëmendje e posaçme, siç theksojnë nga Banka popullore, iu kushtua rolit të bankave qendrore në përballje me inflacionin, i cili është gjithnjë e më i dukshëm në të gjitha vendet e botës.

Euroambasadori Gir vlerësoi se Banka popullore e rriti normën themelore të interesit me qëllim që ta ulë inflacionin.

Në atë kuptim, Banka popullore vendori që gradualisht ta rrisë normën themelore të interesit, me qëllim që ta ulë inflacionin, siç në të vërtetë reagojnë edhe shumë banka të tjera qendrore, përfshirë edhe BQE”, theksoi euroambasadori Gir.

U organizua edhe vizitë në ekspozitën në muzeun e Bankës popullore kushtuar trashëgimisë kulturore, prezantuar përmes edicionit rrjedhës të parave të letrës të vendit, Ekspozita “V/lera dhe vlera” është organizuar si pjesë e aktiviteteve me të cilat Banka popullore e shënon 30-vjetorin e pavarësisë monetare dhe vendosjen e denarit so mjet nacional pagese.

“Banka popullore realizon bashkëpunim të frytshëm me Delegacionin e BE-së në RMV në zbatimin e orientimit të vet strategjik dhe në procesin e miratimit të praktikave dhe standardeve më të mira të cilat gjithnjë e më tepër e afrojnë drejt Sistemit evropian të bankave qendrore”, ceket në kumtesë.

Related posts

Tre denarë shtesë për blerjen e mollave dhe orizit

Xh M

Paga mesatare neto në korrik 31.812 denarë

Z.H

Në tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.75 %

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More