Agjencia Zhurnal.mk.

Angellov: Njëherë krijimi i Qeverisë, më pas vendim për kontestin

Shkup, 2 dhjetor – Duhet të japim hapësirë të krijohet Qeveria, për të ardhur deri tek vendimi për dallime në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot ambasadori bullgar në vend Angel Angellov.

 

“Bisedimet vazhdojnë, ata asnjëherë nuk kanë ndaluar dhe po zhvillohen me besueshmëri në mes dy ministrive për Punë të Jashtme. Shpresoj se ne kemi Qeveri të re. Nesër është sesioni i parë i Kuvendit të ri të Bullgarisë dhe shpresojmë se qeveria e re politike do të arrij marrëveshje me Qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Duhet të lëmë të krijojmë Qeveri, për atë që në Kuvend ka shtatë parti politike dhe është shumë e rëndë arritja e vendimit”, tha Angellov, në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Shtip, për tejkalimin e kontestit bilateral edhe atë për palën bullgare që të ketë qasje të re në bisedime.

I pyetur për 16-të aktgjykimet nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për shkeljen e të drejtave për shoqërimin e pakicës maqedonase në Bullgari dhe mohimin e pakicës maqedonase, si dhe insistimin e Sofjes për respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut edhe atë se pala bullgare e ka shkelur Marrëveshjen për Miqësi të Mirë, Angellov thotë se problemi është në Marrëveshjen për Miqësi të Mirë nga viti 2017 që nuk plotësohet nga pala maqedonase, por edhe, siç tha, nuk ka pretendime nga Bullgaria për pakicën bullgare në vend.

“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nuk po përmbushet edhe këtu është i gjithë problemi. Ne kërkojmë që ai të filloj plotësisht të përmbushet në të gjitha aspektet. Bullgari në Kushtetutë si dhe Franca nuk i pranojnë pakicat, të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, në fakt ne nuk pranojmë të drejta kolektive, çdo kush ka të drejta individuale qe të ndjehet si të dëshiron dhe këtë nuk mund ta ndalojmë, as të drejtën të bashkohet. Këtu kemi edhe një tezë të pabazuar se ne asnjëherë nuk kemi pretenduar se kemi pakicë bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ambasadori Angellov.

Related posts

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

Xhaferi në Asamblenë e 143-të të Unionit ndërparlamentar në Madrit

D V

Paralajmërime të reja për rrogë më të madhe minimale, sindikata “për”, biznesi i ndarë gjatë vlerësimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More