Agjencia Zhurnal.mk.

Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

Shkup, 27 shtator – Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, Angella Ageler dha betimin si ambasadore e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi në Fejsbuk Ambasada Amerikane në Shkup.

 

“Ambasadorja Ageller është diplomate me karrierë në Shërbimin e Lartë të Punëve të Jashtme, ndërsa deri para pak kohësh ishte zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Pakistan ku shërbeu si u.d. ambasadore e përkohshme. Më parë punonte edhe si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në Paris, ndërsa kryente edhe detyra të punës edhe në Shkup, Nju -Delhi, Hanoi dhe Uashington”, bëhet e ditur në shkrimin e Ambasadës Amerikane.

Në biografinë e saj gjithashtu është shënuar se flet gjuhën maqedonase, franceze dhe pjesërisht gjuhën hindu.

Angella Ageller vjen në vendin e Kejt Meri Bërnz, e cila e kryen funksionin ambasadore e SHBA-së në Shkup nga viti 2019.

Related posts

U lëshua në përdorim rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë

Xh M

Platforma për barazi gjinore: Qasja në shërbimet e shëndetit riprodhues duhet të garantohet edhe në kohë krize

Z.H

Autostrada Shkup-Bllacë – Banorët kundërshtojnë çmimin për pronat e tyre, paralajmërojnë bllokim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More