Agjencia Zhurnal.mk.

Angell Dimitrov: Patëm takim jo të frytshëm të Komisionit për çështje historike

Sofje, 10 dhjetor – Kryetari i ekipit bullgar nga Komisioni i përbashkët historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angell Dimitrov, sot në brifingun në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme deklaroi se takimi dyditor i Komisionit ka përfunduar pa sukses dhe pa rezultate.

Ai, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, informoi se anëtarët e Komisionit në takim kanë arritur ta harmonizojnë procesverbalin nga takimi i i 12-të që u mbajt në fillim të vitit 2021, në çka sipas tij, ka simbolikë

Në takimin e sotëm, siç e quajti Dimitrov “jo të frytshëm” historianët kanë folur për car Samoilin, duke theksuar se ende janë “të bllokuar në shekujt 10 dhe 11”. Dimitrov shtoi se druan se puna e Komisionit do të jetë e vështirë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Paraprakisht MPJ-ja jonë ka njoftuar se edhe pas përfundimit të mbledhjes së 16-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të Komisionit të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore që u mbajt në formatin onlajn, mbeten dallimet në qasjen dhe mirëkuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë bashkëkohore dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira të çliruara nga politizimi i historisë mes historianëve maqedonas dhe bullgar.

Siç ka theksuar MPJ, gjatë dy ditëve, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë.

“Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu dalin edhe keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen përjashtuese që është e panjohur në kuptimin bashkëkohor të edukimit historik, që nga ana tjetër nënkupton një qasje multiperspektive dhe ndërdisiplinore”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Sipas MPJ-së, dita e dytë tregoi se të dyja palët janë ende larg nga një zgjidhjeje që do të përmirësonte procesin arsimor dhe do të arrinte qëllimin e përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësie, në të cilat e kaluara dhe interpretimet e ndryshme të historisë nuk do të ishin pengesë.

“Gjatë dy ditëve anëtarët e Komisionit kanë punuar edhe në harmonizimin e përmbajtjes së procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, ndërsa është dakorduar data për mbledhjen e radhës që do të mbahet më 24 dhe 25 shkurt të vitit të ardhshëm, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy