Agjencia Zhurnal.mk.

Angell Dimitrov: Gjithnjë e më vështirë e kam të informoj për punën e komisionit të përbashkët historik

Sofje, 22 tetor – Bashkëkryetari i pjesës bullgare të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, profesori Angell Dimitrov, komentoi mbledhjen e 15-të të Komisionit, që u mbajt onlajn dje dhe sot. Siç njofton korrespondneti i MIA-s nga Sofja, Dimitrov në një konferencë në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme deklaroi se po bëhet gjithnjë e më e vështirë t’i informojë për punën e Komisionit të përbashkët.

 

“Deri dje në mesditë shkonin mirë bisedimet e Komisionit të përbashkët historik gjërat, por diçka ndryshoi në momentin e fundit”, tha Angell Dimitrov.

Sipas tij, kolegët e tij nga Maqedonia e Veriut nuk kanë lejuar ide për ekzistimin e historisë së përbashkët. Ai dha shembull se, siç tha, ata nuk dëshirojnë të festojnë bashkë për personalitetet e përbashkëta dhe se nuk janë udhëhequr nga biografitë e tyre. Si shembull i përmendi vëllezërit Milladinovci që kanë përvjetor në vitin 2022. Sipas tij, shembull të ngjashëm ka pasur edhe me Goce Dellçevin, i cili po ashtu ka përvjetor jubilar në vitin 2022. Dimitrov shtoi se do të jetë e vështirë të dilet nga periudha e shekullit të 10-të dhe i 11-të, për të cilat historianët diskutojnë.

Dimitrov tha se “ka presion politik ndaj kolegëve të tij nga pjesa maqedonase e Komisionit, duke kujtuar se në vigjilje është rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend”.

Related posts

Në Kuvend seancë e re të 52-të dhe vazhdim i seancës së 50-të

D V

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

R Zh

ASHMAA do të ndajë ndihmë financiare të njëfishtë për familjet e të vdekurve në zjarrin në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More