Agjencia Zhurnal.mk.

Angell Dimitrov: Duhet t’u qëndrojmë pas qëndrimeve tona, të mos lejojmë presion

Sofje, 23 maj – Duke komentuar punën e komisionit të përbashkët, bashkëkryesuesi i komisionit maqedono-bullgar për çështje historike, konsideorn se nuk ka ndonjë përparim të rëndësishëm dhe për këtë ai e akuzoi palën maqedonase për të cilën thotëse nuk ka dashur të pranojë histori të përbashkët, informon Zhurnal.

Ai shprehet se Bullgaria nuk guxon të lejojë t’i bëhet presion. “Pala bullgare duhet të tregojë besim për qëndrimet e tyre, në argumentet dhe pa dallim nëse dikush i pranon apo jo, ne duhet t’i mbrojmë. Për këtë nuk duhet të lejojmë presione”, tha Angell Dimitrov për BNT.

“Nëse jemi të sigurtë në qëndrimet tona, duhet t’i mbrojmë e jo vetëm të qëndrojmë të sigurtë se qëndrimi ynë është qëndrimi i vërtetë. Me njohjen e thellimit të problemeve dhe parashikimit të pasojave, për dallim nga qëndrimi i popullit i cili i shikon gjërat në mënyrë konjuktive. Kjo çështje është çështje dinjiteti”, thotë Dimitrov.

Për vëllezërit Kiril dhe Metodi, Dimitrov rikujtoi se që në vitin 1999 në Romë së bashku kanë qenë dy kryeministrat Ivan Kostov dhe Ljubço Georgievski, e më pas edhe përkulja e përbashkët e Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.

“Por, pas vitit 2018 nuk ka përkujtim të përbashkët. Dy delegacionet janë atje por nuk e bëjnë këtë së bashku. Ka vetëm takime, por çdo vend e shprehë respektin e vet”, thotë Dimitrov.

Për atë pse nuk po arrinë të gjendet marrëveshje mes dy shteteve, ai problemin e drejton kah historianët maqedonas.

“Kur nuk pranon ekzistimin e fenomenit historik, atëherë krijohet rezistencë kundër zbatimit të vet marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë. Në përjekjentë mos flitet për histori të përbashkët, që është diçka më ndryshe, atëherë iket nga dëshira që të bëjnë analizë serioze kritike për të kaluarën e tyre”, thotë Dimitrov.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy