Agjencia Zhurnal.mk.

Angela Martini dhe partneri i saj bëhen prindër për herë të parë, fëmija lind nga një nënë surrogate

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka befasuar të gjithë duke zbuluar se është bërë nënë për herë të parë.

 

Përmes një postimi në Instagram që modelja ka bërë sot (e premte), njoftoi se ajo dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.

Martini po ashtu ka zbuluar se gjininë e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

Foto: Angela Martini/Instagram

“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela në postimin e saj.

Foto: Angela Martini/Instagram

Të shumta kanë qenë urimet për çiftin nga ana e miqve dhe fansave të tyre, të cilët i uruar për fëmijën e tyre të parë.

Ndërkohë, kujtojmë që Angela dhe miliarderi rumun, Dragos Savulescu kurorizuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017. 

Related posts

“Miss India”, Harnaaz Sandhu kurorëzohet me”Miss Universe 2021″

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

Ia kishte lënë një porosi në takimin e tyre të fundit – Gold AG thotë se do t’ia çojë amanetin në vend regjisores Berisha

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More